Shërbimet tona
Tri departamente specialistike
Konsulta specialistike, diagnostikim i saktë, trajtime konservative dhe ndërhyrje të specializuara, në përputhje me standardet më të larta të praktikës mjekësore.
Departamenti
Ortopedi
Departamenti i Ortopedisë merret me diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskulo‑skeletor. Specialistët tanë trajtojnë probleme që lidhen me kockat, nyjet, muskujt, ligamentet, tendinat dhe shtyllën kurrizore. Konsultat në Prizren i kryen Dr. Naim Bajrami, specialist i ortopedisë.
- Konsulta specialistike ortopedike
- Diagnostikim dhe trajtim kirurgjik i lëndimeve sportive (ruptura e ligamentit, e meniskusit ose e manzhetës rotatore)
- Diagnostikim, trajtim dhe menaxhim i frakturave dhe lëndimeve të tjera traumatike
- Trajtim i artritit dhe i sëmundjeve degjenerative të nyjeve (aplikim i injeksioneve intraartikulare)
- Trajtim kirurgjik i artrozave: vendosja e protezës totale të gjurit, të kërdhokullës ose të supit
- Vlerësim dhe trajtim i dhimbjeve të shtyllës kurrizore
- Këshillim për rehabilitim dhe rikuperim funksional
Departamenti
Kirurgji e Përgjithshme
Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme ofron konsulta, diagnostikim dhe trajtim kirurgjik të sëmundjeve të përgjithshme kirurgjikale, me fokus në sigurinë e pacientit dhe përcjelljen e kujdesshme para dhe pas ndërhyrjes. Konsultat në Prizren i kryen Dr. Bisedim Karanezi, specialist i kirurgjisë së përgjithshme.
- Konsulta të kirurgjisë së përgjithshme
- Vlerësim dhe diagnostikim kirurgjik
- Trajtim kirurgjik i sëmundjeve të përgjithshme kirurgjikale
- Këshillim dhe përgatitje para operacionit
- Përcjellje dhe kujdes post-operator
Departamenti
Kirurgji Plastike
Departamenti i Kirurgjisë Plastike ofron procedura estetike dhe rekonstruktive me fokus në sigurinë, funksionalitetin dhe rezultatet natyrale. Specialistët tanë përdorin teknika moderne për të përmbushur nevojat individuale të çdo pacienti. Konsultat në Prizren i kryen Dr. Shkelzen Duçi, specialist i kirurgjisë plastike estetike dhe rekonstruktive.
- Konsulta për kirurgji estetike dhe rekonstruktive
- Trajtim kirurgjik i ndryshimeve lëkurore: lezionet prekanceroze, kanceret lëkurore, largimi i nishaneve (nevuseve) dhe i formacioneve lëkurore e nënlëkurore
- Trajtim i djegieve dhe i komplikimeve të tyre: sindaktilitë postkombustionale, cikatrikset dhe kontrakturat pas djegies
- Trajtim i plagëve kronike: dekubituset, ulçerat lëkurore, defektet lëkurore postoperative
- Trajtim i anomalive kongjenitale të shuplakës: sindaktilitë, polidaktilitë, klinodaktilitë
- Trajtim i lëndimeve të shuplakës dhe i pasojave të tyre
- Trajtim konservativ dhe kirurgjik i kontrakturës Dupuytren
- Korrigjim i deformimeve kongjenitale ose të fituara
- Trajtim kirurgjikal i plagëve dhe i cikatrikseve
- Rikonstruksione pas traumave ose ndërhyrjeve kirurgjikale
- Tërheqje e fytyrës (facelifting)
- Korrigjim i kapakëve të lëshuar të syve (blefaroplastikë)
- Korrigjim i veshëve llapush (otoplastikë)
- Rritje dhe zvogëlim i gjinjve
- Abdominoplastikë (barku i lëshuar)
- Ndjekje dhe kujdes post-operator
Pyetje të shpeshta
Specialistët në Prizren: pyetjet tuaja
A ka mjek ortoped në Prizren?
Po. Në Poliklinikën OsteoMED, në Rr. Ali Hadri nr. 75 në Prizren, Dr. Naim Bajrami, specialist i ortopedisë, ofron konsulta, diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve dhe lëndimeve të sistemit muskulo‑skeletor.
Ku ofrohet kirurgjia plastike dhe estetike në Prizren?
Në Poliklinikën OsteoMED, Dr. Shkelzen Duçi, specialist i kirurgjisë plastike estetike dhe rekonstruktive, kryen procedura moderne estetike dhe rekonstruktive.
A ka kirurg të përgjithshëm në Prizren?
Po. Dr. Bisedim Karanezi, specialist i kirurgjisë së përgjithshme në Poliklinikën OsteoMED, ofron konsulta, diagnostikim dhe trajtim kirurgjik në Rr. Ali Hadri nr. 75 në Prizren.
Si mund të caktoj termin te një specialist në OsteoMED?
Telefononi ose na shkruani në WhatsApp në 048 999 888. Jemi të hapur nga e hëna deri të premten 16:00 – 20:00 dhe të shtunën 08:00 – 16:00.